Milan përmbys Leçen, Inter mbyll me Monzën

Në xhiron e 28-të Milan pas tre humbjeve radhazi, arrin të fitojë një ndeshje deçizive për fatet e kuqezinjëve në tentativë për të kapur europën. Skuadra e Konseiçaos mundi në ‘Via del Mare’ Leçen me shifrat 2-3.

Në këtë takim për puljezët u aktivizuan kuqezinjtë Medon Berisha (luajti deri në të 56′) dhe Ylber ramadani i cili u hodh në fushë në të 74′-ën.

Ndërkaq Serie A laujti sot edhe duelet; Komo- Venecia 1-1, Parma- Torino 2-2 ndërsa Inter-Monza luajtur në 20:45 përfundoi 3-2 për zikaltërit. Në këtë takim Asllani nuk luajti asnjë minutë me skuadrën e Inzagit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!