Liverpul marshon drejt titullit, Siti bie në Notinghem

Mançester Siti sërish me humbje, këtë radhë e mposht Notinghem Forest 1-0

Tri ndeshjet e Premier League luajtur sot në orën 16:00 sapo kanë përfunduar. Liverpul-i, këtë herë me përmbysje, duke shënuar tre gola ndaj Southampton-it falë Salahut të zakonshëm i cili shënoi dy gola me penallti dhe Darvin Njunjes për 3-1 final.

Brajton gjithashtu fitoi me një gol të shënuar në kohën shtesë me penallti teksa përballë pati Fulhem (2-1), duke barazuar me Çelsin në vendin e pestë në renditje.

Fitore jetike mori dhe kristal Palasë me londinezët që shënuan në fund 1-0 përballë Ipsuiç.


E shtune 8 mars, java e 28-të
Notinghem Forest – Mançester Siti 1-0
Brajton – Fulhem 2-1
Kristal Palasë- Ipsuiç 1-0
Liverpul – Southampton 3-1
Brentford – Aston Vila 0-1
Uolverhampton – Everton 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!