Superioria dhe Kategoria e Parë, kalendari reciprok i javës

Departamanti i Garave në FSHF ka zbardhur kalendarin e Abissnet Superiore java e 29 dhe të Kategorisë së Parë java e 27-të.

Në Superiore do të luhet në dy ditët e para të javës. Të hënën Skënderbeu- Partizani dhe Dinamo Siti-Bylis me të dyja takimet që startojnë në orën 17:00.

Ndërkaq të martën në program takimet Laçi- Egnatia në orën 13:30 dhe Teuta-AF Elbasani dhe Tirana-Vllaznia në orën 16:30. E vetmja dilemë e momentit lidhet me faktin se ku bardheblutë pritës, do të takohen me shkodranët.

Të hënën, ora 17:00

Skënderbeu- Partizani

Dinamo Siti-Bylis

Të martën:

Laçi- Egnatia 13:30

Teuta-AF Elbasani 16:30

Tirana-Vllaznia 16:30

Ndërkaq Kategoria e Parë luan të gjitha takimet e saj këtë të diel në orën 14:00.

Java e 27, ora 14:00

Vora- Apolonia

Flamurtari- Kastrioti

Besa- Lushnja (Arena e Demave, Tiranë)

Burreli-Pogradeci

Valbona- Korabi

Erzeni- Kukësi (në Fushë Krujë)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!