Superioria luan ‘fundin’, Tirana pret Laçin, Teuta me mungesa në Ballsh

Nisi dje me dy supesfidat Egnatia-Dinamo 2-0 dhe Vllaznia- Partizani po 2-0 ndërsa sot java e parë e fazës së katërt Abissnet Superiore ka në program tre duelet e tjera.

Këtë javë të 28 e nis takimi i Ballshit aty ku Bylis vendas pret Teutën e Durrësit. Dueli i ngjan një finaljeje për mbijetesë pasi të dyja skuadrat kanë nga 28 pikë dhe pozicionohen në vendet 7 dhe 8-të. Kjo ndeshje do të nisë në orën 13:30. Fakti që te durrsakët mungojnë shumë futbollistë si Lloci, Simeu, Kruja e vështirëson situatën te kampi i tyre.

Ndërkohë në orën 16:30 dy duelet e fundit të kësaj xhiroje. Në “Niko Dovana”, Tirana do të presë Laçin ndërsa në “Elbasan Arena”, përballja AF Elbasani- Skënderbeu.

Tirana në provën e radhës larg kryeqytetit. Gjëndja e mjerë në zonën e rrëzimit i’a imponon bardhebluve fitorën të cilën do duhet ta marrë ndaj Laçit të vendit të 6-të. Mungasat e Ismailit dhe Abah rëndojnë por te ekipi i Shkëmbit duket i riaftësuar Rimal Haxhiu.

Në anën tjetër kurbinasit eMorieros të cilëve ‘iu iku fitorja javën e kaluar nga dora. Ndaj Vllaznisë kryesonin 2-0 dhe në fund morën një pikë. Sidoqoftë bardhezinjtë janë në moment të mirë pasi veç pikëve kanë treguar se luajnë mirë edhe ndaj emrave të mëdhenj si Tirana.

Elbasan verdheblutë e Gvozdenoviç presin të luajnë një duel të ndezur me korçarët e Gjokës. Me ndalesën e Partizanit dje në Shkodër me Vllazninë duket se karikon në maksimum vendasit për të marrë eventualisht tri pikë e afruar (nëse ngjet) me vetëm tri pikë me të kuqtë te zona ‘Final Four’. I’u rikthehet Bledar Lila nga pezullimi.

Te korçarët situata mbetet optimiste. Fakti që fituan dy ndeshje radhazi me Egnatian dhe Bylisin ka shtuar oreksin për të goditur sërish. Në sulm i mungon Bismark.

Java e 28, sot:

Bylis- Teuta 13:30

Tirana- Laçi 16:30

AF Elbasani- Skënderbeu 16:30

Luajtur të mërkurën:

Egnatia-Dinamo 2-0

Vllaznia- Partitzani 2-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!