Bylis- Teuta sfida e parë e ditës, fitojnë vendasit

U luajt fundi i tabelës, durrsakët pa sherbimet e Llocit, Krujës dhe Simeu

Bylis- Teuta 1-0 (Malomo 52′)

Nisi me Bylis- Teuta java e 28-të Abissnet Superiore për javën e 28-të.

Vendasit më të qartë në pjesën e parë duke krijuar të paktën dy mundësi të mira shënimi me Ruçin dhe Malomon por në të dyja rastet portieri Tafas largon topin.

Dalja e vetme e rrezikshme e durrsakëve u regjistrua në minutën e 26′-të teksa Jazxhi goditi me kokë por Batista u përgjigj më së miri.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan me Malomo në të 52′ duke e ruajtur avantazhin deri në fund për tri pikë vendimtare. Teuta tani e sheh vetën mjaft të rrezikuar në zonën poshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!