Ruzgis ngjit Vorën në ‘Korab’, Flamurtari fitore e vuajtur në Fier

Konfigurohen 4 skuadrat e zonës play off, Besa, Burreli, Lushnja dhe Pogdareci krijojnë diferencë me ndjekësit.

U luajën sot në orën 13:30 të 6-ta ndeshjet e javës së 26-të në Kategori të Parë.

Vora kaloi në fund Korabin me golin e Ruzgis duke e afruar matematikisht skuadrën e Bellait me promovimin në Superiore. Fiton në një ndeshje klasike Flamurtari në Fier me fqinjët e Apolonisë. Vendosi goli i Shkurtajt me kokë teksa më parë fierakët humbën një penallti me Maksutin.

I’a del edhe Besa në Fushë Krujë 2-3 e po ashtu Pogradeci ndaj Erzenit 3-0 e Burreli në Plug përballë Lushnjës 1-3.

Kategori e Parë, java e 26-të:

Lushnja- Burreli 1-3

Pogradeci- Erzeni 3-0

Kastrioti- Besa 2-3

Apolonia- Flamurtari 1-2

Korabi- Vora 0-1

Kukësi- Valbona 3-0/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!