Fitoi ‘Këpucën e Artë’ me Laçin, ndahet nga jeta Altin Çuko

Altin Çuko ndahet nga jeta në moshën 50 vjeçare. Ish bomberi i Lushnjës, Tomorit dhe Laçit pati një hemoragji cerebrale duke mos e fituar betejën me jetën.

Majen e tij në karrierë e pati pikërisht me kurbinasit teksa me 21 gola ai u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit 1995/96 dhe shkroi emrin në historinë e klubit laçian. Pas 19 vitesh ishte Krian Nuabueze ai që bën të njëjtën gjë, por me tre gola më shumë për një total prej 24 golash.

Lushnjari i ndjerë, i ishte bashkuar Laçit në gjysmën e dytë të sezonit ndërsa shpërtheu dhe shënoi 16 gola me fanellën bardhezi. Ai kishte realizuar edhe pesë herë të tjera me Tomorin në fazën e parë.

Sportiim.al i trasmeton ngushëllimet më të ndjera familjes për këtë humbje të madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!