Renditja e UEFA-s, Italia luan shpresat e fundit për vendin e pestë në Champions

Me rikthimin e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencave, rinis edhe tentativa e Italisë për vendin e dytë në renditjen sezonale të UEFA-s, gjë që do të garanton një ekip të pestë në Champions League 2025/26.

Ky mision pas zhvillimëve të fundit në të tre kompeticionet është kthyer në një sipërmarrje në kufi të së pamundurës…

Anglia dominon renditjen me 20,892 pikë dhe 6 skuadra ende në garë në të tre garat, e ndjekur nga Spanja me 19,035 pikë (gjithashtu me 6 ekipe) dhe Italia me 18,187.

Sidoqoftë 4 skuadra italiane janë ende në garë teksa pas eliminimeve të hidhura në play-off të Atalantës, Milanit dhe Juventusit e bën kapjen e vndit të dytë mjaft të komplikuar.

Fakti që derbi i Madridit garanton që Spanja do të ketë një skuadër në çerekfinalet e Champions League, duke i afruar efektivisht në 20 pikë para se të luajë ndonjë ndeshje i vështirëson llogaritë e Italisë.
Ndërkaq përballja e dyfishtë mes Romës dhe Athletik Bilbaos në fazën për 1/8-at e Europa League mund të ofrojë risi në koeficentë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!