F1/ Afron gara e parë 2025, Verstapen optimist

Botërori 2025 në Formula 1 do të nisë në fundjavën e 16 marsit në Australi. Përpara se të konkurojnë për Çmimin e Madh të parë të vitit, skuderitë pjesëmarrëse testuan makinat e tyre njëvendëshe disa ditë më parë në Bahrein.

Njëri prej protagonistëve të këtij formati Maks Verstapen hyri në makinën e tij për ta provuar. Katër herë kampioni i botës kishte një sezon të komplikuar gjatë 2024-ës ndaj shpresonte që Red Bull të kishte zgjidhur problemet kryesore të makinës së tij.

Në fakt, pas testeve holandezi u shfaq mjaft optimist, edhe pse ai u tregua i kujdesshëm në objektivin për Çmimin e Madh të Australisë.

Më poshtë lista e pilotëve pjesëmarrës në F1, 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!