Nations League/ Daliç zbardh listën, senatorët janë aty…

Trajneri i Kroacisë Zlatko Daliç ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kombeve kundër Francës në datat 20 dhe 23 mars.

Emrat e rinj në listë janë sulmuesi Franjo Ivanoviç dhe mesfushori Toni Fruk, lojtarë nga Royal Union dhe Rijeka-s ndërsa pjesa tjetër e listës pritet me lojtarë standardë të kombëtares. Janë bërë edhe pesë ftesa paraprake.

Të rikuperuarit nga lëndimet në listë janë Livakoviç, Stanishiç dhe Luka e Petar Suçiç, por i vetmi që nuk ka luajtur ende që nga lëndimi i tij është Livakoviç te Fenerbahçe.

Ndeshja e parë kundër Francës do të luhet më 20 mars në Split, ndërsa ndeshja e kthimit më 23 mars në Paris.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!