Dinamo fundos Tiranën, Teuta i “prish” festën Egnatias

Tirana- Dinamo Siti 1-4 (Zharmuni 11′ (p) / Meta 14′ (ag) , Bregu 62′, Lorran 69′, Mandela 72′)

Egnatia- Teuta 1-1 (Ujka 23’/ A. Kruja 27′)

Me dy ndeshjet e orës 17:00 Tirana- Dinamo 1-4 dhe Egnatia- Teuta 1-1 është mbyllur java e 27-të ose e treta e këtij edicioni në Abissnet Superiore.

Në “Elbasan Arena” Tirana pritëse ia doli të kalojë përpara me një gol të shënuar nga penalltia (11′) prej Zharmuni por shpejt blutë barazojnë me autogolin e Ermal Metës (14′).

Në pjesën e dytë dinamovitët shënuan dh tre herë me Bregun, Loran dhe Mandelën duke merituar tri pikët e këtij derbi kryeqytetas.

Ndërkaq në “Arena Egnatia” teksa për herë të parë u luajt nën “pushtetin” e projektorëve dhe me një numër të konsiderueshëm tifozësh, derbi rajonal Egnatia- Teuta përfundoi pa fitues.

Golit të Ujkës shënuar në të 23′ i’u përgjigj Alsid Kruja në të 27′ duke fiksuar këtë takim që më shumë i vljeti durrsakëve teksa luftojnë për mbijetesë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!