Zgjon ëndrrën “Final Four’, Elbasani mposht Partizanin me dy penallti
Abissnet Superiore, java e 27-të:
AF Elbasani- Partizani 2-0 (Musta 37′ (pen), 88′ (pen))
Akademia e Futbollit Elbasani mundi 2-0 Partizanin në ndeshjen e javës së 27 në Superiore duke zgjuar ëndrrën e verdhebluve për të kërkuar një vend mes katër më të mirave.
Në fakt ëshë pikërisht ekipi i Abilaliajt ai që është më i rrezikuari për t’u mbërritur dhe vendasit ia dolën sot të marrin trei pikë duke e dërguar në -6 diferencën e pikëve.
Të dy golat e Mustës erdhen pas penalltive të fituara e të shkakatuara nga dyshja Zhoel (Elbasani)- Sembene (Partizani).
Në gjykimin e tij, Andi Koçi, skuqi (në pak minuta dy të verdhë) Mehmetin e Partizanit për të lënë me 10 lojtarë ‘Demat’ kur luhej minuta e 72′-të.
Pas këtij dështimi Partizani i çon në 6 takimet pa fitore në kampionat. /Sportiim.al/
