Rodri nis të prekë topin, buzëqesh Guardiola
Këtë mbrëmje Siti kaloi raundin e 5-të në FA Cup, mposhti Plajmuth 3-1
Rodrigo Hernndez Kaskante i njohur me nofkën Rodri sheh dritë në fund të tunelit. Mesfushori spanjoll nga Mançester Sitit ndërsa pësoi një dëmtim të rëndë në gju në shtator, ka shpresuar gjithmonë që të kthehet në aksion për klubin e tij para përfundimit të sezonit 2024-2025.
Rimëkëmbja e tij po përparon mirë dhe fituesi në fuqi i Topit të Artë është në rrugë të mbarë për të rifituar vendin e tij në mesfushën e ‘Qytetarëve’.
Në fakt klubi ka publikuar një video në të cilën shihet spanjolli duke filluar të prekë topin gjatë një seance stërvitore individuale. Spanjolli kampion europe në Gjermani 2024 mund të jetë i lumtur me këto hapa të parë të vegjël, të ndërmarrë për herë të parë që nga lëndimi. Siti ka vuajtur mungesën e tij teksa Pep Guardiola pret me padurim rikthimin e tij.
