Nis Laçi- Vllaznia, Elbasani provë force me Partizanin
Java e 27 Abissnet Superiore do të luajë të sot dhe të dielën 5 takimet e parashikuara nga kalendari.
Do të nisë në orën 14:00 sot me Laçi-Vllaznia programuar në orën 14:00 dhe do të vijojë me duelin AF Elbasani- Partizani parashikuar për në orën 17:00.
Në fakt, te të dyja takimet e ditës së psotme vihet re se si Laçi ashtu dhe Elbasani i kanë shanset e fundit të tyre për të thyer zonën “Final 4” prej javësh e konsoliduar në krye.
E njëjta gjë vlen edhe për shkodranët e veçanerisht për të kuqtë të cilët kanë 40 pikë dhe janë të “shigjetuar” nga skuadrat që e ndjekin.
Ndërkaq të dielën tre takimet Bylis-Skënderbeu 14:00 dhe më pas derbi Tirana- Dinamo në “Elbasan Arena” dhe Egnatia- Teuta e cila për herë të parë do të zhvillohet me drita në impiantin e modernizuar “Arena Egnatia”.
Java e 27:
Sot:
14:00 Laçi- Vllaznia
17:00 AF Elbasani- Partizani
Të dielën;
14:00 Bylis-Skënderbeu
17:00 Egnatia- Teuta
17:00 Tirana- Dinamo Siti (në Elbasan) /Sportiim.al/
