MotoGP starton në Tajlandë, ja pilotët në Botërorin 2025

Më në fund MotoGP është gati për Botërorin 2025. Ai startoi me provat e para teksa këtë fundjavë luhet për Çmimin e Madh të Tajlandës. Në fillim të këtij sezoni të ri do të ketë 22 pilotë të gatshëm e që do të përfshijë 22 gara me por dhe ato Sprint.

Për herë të parë në historinë e MotoGP, kampionati botëror do të nisë në Tajlandë në pistën Buriram. Një pistë nga më interesantët në kalendar dhe përmban një sërë kthesash të shpejta që e bëjnë menaxhimin e gomave shumë të komplikuar.

E keqja e këtij fillimi sezoni është mungesa e kampionit të fundit Horge Martin i cili do të detyrohet të shtyjë debutimin me Aprilia për shkak të një frakture në dorën e majtë.

Çmimi i Madh i Tajlandës do të fillojë me garën Sprinti të shtunën më 1 mars në orën 09.00 dhe garën ezakonëshme të dielën më 2 mars me fillimin gjithashtu të planifikuar në 09.00.

Lista e pilotëve 2025:

Ducati
Françesko Banjaia (Itali)
Mark Markez (Spanjë)

VR46 Ducati
Fabio DiXhannantonio (Itali)
Franko Morbideli (Itali)

Gresini Racing Ducati
Aleks Markez (Spanjë)
Fermin Aldeguer (Spanjë)

Aprilla
Horge Martin (Spanjë)
Marko Bexeki (Itali)

Racing Aprilla
Raul Fernandez (Spanjë)
Ai Ogura (Japoni)

Red Bull KTM
Bred Binder (Afrika e Jugut)
Pedro Akosta (Spanjë)

Red Bull KTM TECH3
Enea Bastianini (Itali)
Maverick Vinjales (Spanjë)

Yamaha
Fabio Kuartararo (Francë)
Aleks Rins (Spanjë)

Yamaha Pramac
Miguel Oliveira (Portugali)
Xhek Miler (Australi)

Honda HRC
Luka Marini (Itali)
Joan Mir (Spanjë)

LCR Honda
Johan Zarko (Francë)
Somkiat Chantra (Tajlandë)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!