Laçi e AF Elbasani sfidojnë skuadrat e ‘Final 4’, Egnatia bën ‘dritë’ të dielën

Raundi i 27 dhe i fundit për fazën e tretë Abissnet Superiore do të luajë të shtunën dhe të dielën 5 takimet e parashikuara nga kalendari.
Do të nisë nesër me Laçi-Vllaznia programuar në orën 14:00 dhe do të vijojë me duelin AF Elbasani- Partizani parashikuar për në orën 17:00.
Në fakt, te të dyja takimet e ditës së parë të muajit mars vihet re se si Laçi ashtu dhe Elbasani i kanë shanset e fundit të tyre për të thyer zonën “Final 4” prej javësh e konsoliduar në krye.
E njëjta gjë vlen edhe për shkodranët e veçanerisht për të kuqtë të cilët kanë 40 pikë dhe janë të “shigjetuar” nga skuadrat që e ndjekin.
Ndërkaq të dielën tre takimet Bylis-Skënderbeu 14:00 dhe më pas derbi Tirana- Dinamo në “Elbasan Arena” dhe Egnatia- Teuta e cila për herë të parë do të zhvillohet me drita në impiantin e modernizuar “Arena Egnatia”.
Java e 27:
Të shtunën:
14:00 Laçi- Vllaznia
17:00 AF Elbasani- Partizani
Të dielën;
14:00 Bylis-Skënderbeu
17:00 Egnatia- Teuta
17:00 Tirana- Dinamo Siti (në Elbasan) /Sportiim.al/