Uest Hem triumfon ndaj Lesterit, Nistelroi drejt shkarkimit
Uest Ham mundi Leiçesterin 2-0 në ndeshjen e fundit të javës së 27-të të Premier League, duke i dhënë fund periudhës së Rud van Nistelrojit si trajner i dhelprave.
Mesushori çek Souçek zhbllokoi ndeshjen pas 21 minutash me dyfishimin që erdhi në fund të pjesës së parë falë autogolit të Vestergaard. Në pjesën e dytë pati shumë ndryshime, por rezultati përfundimtar nuk ndryshoi.
Për trajnerin holandez, kjo është humbja e njëmbëdhjetë në gjashtëmbëdhjetë ndeshje, me tre fitore dhe dy barazime të tjera, pasi ai mori stolin e klubit nëntorin e kaluar. Është gjithashtu humbja e katërt radhazi e Leiçester-it, me fitoren e vetme në fund të janarit ndaj Totenhem-it. Situata mbetet kritike te zona e kuqe.
