Ndërron jetë Dorato, ish lojtari i Realit të Del Boskes…

Futbolli spanjoll mban zi për Havier Dorado Bielsa. Ish-lojtari i Real Madrid, Majorkësdhe Sporting Gijon ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të gjatë. Këtë e raporton Cadena Ser.

Ai e filloi aventurën e tij të futbollit në ekipin e të rinjve të Real Madridit, duke bërë debutimin e tij për ekipin e parë në 1999 në një ndeshje të Copa del Rey kundër Valencias.

Në sezonin e ardhshëm, 1999/2000, ai luajti 7 ndeshje dhe më shumë se 400 minuta nën drejtimin e Vicente del Boske, duke arritur gjithashtu të shpallet kampion europe pas finales së fituar në Paris ndaj Valencias 3-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!