Partizani e Vllaznia në gjysmëfinale të Kupës

Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal

Partizani Laçi 2-1 (Padstrelau 17′, Keko 89’/ Bibo 56′)

Partizani shfaqet heroik në duelin me Laçin duke i larguar bardhezinjtë Kupa e Shqipërisë, pasi fituan me rezultatin 2-1.

Një kualifikim i pabesueshëm për të kuqtë në “Arena e Demave”, pasi nga minuta e 39′-të ishin me 10 lojtarëteksa Sembene mori kartonin e dytë të verdhë.

Goli i Padstrelau në të 17′ u kap nga Bibo për Laçin në të 56′ mirpo rastet e tjera të shumta për kurbinasit mbetën në tentativë.

Në fund Keko për të kuqtë, shënoi në rastin e vetëm të Demave duke marrë bashkë me të edhe biletën e gjysmifinalistes së parë.

Vllaznia- AF Elbasani 3-3, 5-4 me penallti (Lila (ag) 15′, Musta ag 56′, Krymi (90’/ Xh. Lajthia 25′, 49′, Olberkis 90+6′)

Ndeshje e çmendur në Shkodër me Vllazninë që kalon në gjysmëfinale falë goditjeve të penalltive.

90′ minuta të çmendura për barazimin 3-3 ndërsa në shtesë nuk pati gola. E gjitha u vendos nga “ruleta ruse” aty ku skuadra e Brdariç fitoi me shifrat 5-4. Vllaznia në gjysmëfinale.

Penalltitë:

Olberkis, jashtë! Vllaznia-Elbasani 5-4

Krymi, shënon! Vllaznia-Elbasani 5-4

Gjoni, shënon! Vllaznia-Elbasani 4-4

Gruda, shënon! Vllaznia-Elbasani 4-3

A. Kasa, pret portieri! Vllaznia-Elbasani 3-3

Balaj, shënon! Vllaznia-Elbasani 3-3

Dros, shënon! Vllaznia-Elbasani 2-3

Qato, shënon! Vllaznia-Elbasani 2-2

Lila, jashtë! Vllaznia-Elbasani 1-2

Deliu, pret portieri! Vllaznia-Elbasani 1-2

Musta, shënon! Vllaznia-Elbasani 1-2

Bajrami, pret portieri! Vllaznia-Elbasani 1-1

Loukili, shënon! Vllaznia-Elbasani 1-1

Gurishta, shënon! Vllaznia-Elbasani 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!