Kupa/ Vllaznia “finale” e denjë me Elbasanin, Partizani-Laçi enigmatik…

Vllaznia- AF Elbasani dhe Partizani- Laçi janë dy ndeshjet e vetme të ditës së sotme për çerkefinalet e Kupës së 73 të Shqipërisë. Të dyja duelet e kthimit nisin nga shifrat e takimëve të para aty ku te këto takime nuk pati asnjë gol teksa nisin në orën 17:00.
Vllaznia-Elbasani (0-0)
Një biletë për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të kërkojnë dy skuadrat në duelin e tyre deçiziv sot. Dy skuadrat barazuan të premten në kampionat 1-1 duke treguar se rivaliteti mes tyre është mjaft i madh.
Partizani- Laçi (0-0)
Duel me pritshmëri të lartë edhe ai që luhet në Kompleksin Partizani. Në fushë por me ambicje të mëdha si Partizani ashtu dhe Laçi. Të kuqtë kanë në debutim trajnerin Arbër Abilaliaj i cili mori të premten vëndin e veselinoviç të shkarkuar.
Kurbinasit pas disa ndeshjeve pozitive në kampionat, javën e kaluar u mundën nga Dinamo 2-0 me klubin bardhezi që akuzoi arbitrimin e treshes vlonjate të kryesuar nga Ermis Çelaj. Për ta Kupa është mundësi për të synuar Europën.