Fundjava i takon startit, MotoGP ndez motorët

Botërori 2025 i Moto GP merr udhë këtë fundjavë me egarën e parë parashikuar të zhvillohet në Tajlandë

Në Moto GP 2025, janë shumë kampionë botërorë, më shumë se gjysma e të gjithë pilotëve të listuar në skuderitë e tyre. Përveç spanjollit Horge Martin, që do të mungojë në startin e sezonit për shkak të dëmtimit të pësuar në fillim të shkurtit, Mark Markez, Françesko Banaja, Fabio Kuartararo dhe Johan Mir, e kanë provuar shijen e titullit kampion Bote mbi motorë.

Krahas të afirmuarëve këtë botëror do të jenë edhe fitues në nivele më të ulta si Pedro Akosta, Aleks Markez, Enea Bastianini, Brad Binder, Maverik Vinjales, Franko Morbideli, Johan Zarko dhe Ai Ogura.

Një kompeticion i cili premton garë të ndezur nga starti e deri në fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!