Partizani kërkon zgjimin në Kupë, Laçi pa Prodanin

Partizani- Laçi do të jetë njëra nga ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Këtë të martë (nesër) në Kompleksin ‘Partizani’ dy skuadrat do ta nisin takimin nga “zero” pasi më 5 shkurt takimi i tyre i luajtur në Laç përfundoi 0-0. Në atë takim skuadra e Morieros luajti që nga minuta e 19′ -të me një lojtar më pak teksa Indrit Prodani u largua me karton të kuq.

Ndërkohë të kuqtë vijnë në këtë takim me zhvillime në pankinë. Të premten e kaluar, klubi Partizani pas humbjes shokuese me Bylis 2-3, njoftoi shkarkimin e trajnerit Aleksandar Veselinoviç dhe më pas i dha mundësi drejtorit Arbër Abilaliaj të zbresë në fushë për të trajnuar skuadrën.

Madje sot, volonjati u shfaq para mediave duke deklaruar se nevoja primare e skuadrës është të dalë nga gjëndja psikologjike (6 ndeshje pa fitore). Natyrisht duke marrë eventualisht biletën e gjysmëfinalistes ndaj kurbinasëve.

” Në qoftë se duam të rikthehemi te fitoret, te ndeshjet e mira apo te ajo mënyrë siç edhe ka luajtur më parë Partizani besoj se janë ditë të mjaftueshme. Më shumë për të kuruar pjesën e aspektit psikologjik që lojtarët të gjejnë vetveten. Pjesa tjetër e lojës do të jetë thjesht për t’u interpretuar duke ditur që unë i njoh shumë mirë ata dhe ata më njohin mua”, ndër të tjera Abilaliaj.

Sakaq rivali i tyre Laçi, vjen në këtë çerekfinle për të dueluar me synimin për të kaluar. Edhe te kampi bardhezi humbja në kampionat me Dinamon ka lënë shije të hidhur. Kurbinasit anatemuan përmes një ‘Reagim’-i arbitrin Ermis Çelaj për një penallti që sipas tyre ishte inekzistente. Nesër për teknikun Moriero nuk do të jetë në dispozicion anësori Indrit Prodani./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!