E rrallë, derbi i Stambollit, angazhon 30 000 policë
Superdueli i kampionatit turk Galltasaraji- Fenerbahçe i vlefshëm për raundin e 24 u luajt këtë mbrëmbje në Stamboll. Në fund të saj shifrat u ndalen te barazimi pa gola 0-0 duke i lënë të dyja të mëdhatë e ligës turke në të njëjtat llogore.
Ky derbi i madh i Stambollit u drejtua nga slloveni Vinçiç dhe pati vëmendje të shtuar jo vetëm nga faktorët e sportit por dhe nga ana organizative.
Mediat ndërkombëtare raportaun se për të ruajtur qetësinë e një ndeshje të tillë teksa luhej “titulli” (Gallata vinte me 63 pikë , Fenerbahçe e dyta me 57) u angazhuan më shumë se 30,000 policë. E pazakontë…
