Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbërrin në Çeki, ndryshime në listë…

Kombëtarja e vajzave ka mbërritur sot në Çeki, në kuadër të ndeshjes së Nations League ndaj përfaqësueses çeke, që do të zhvillohet më 25 shkurt në ora 17:30.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra nuk ka udhëtuar e plotë drejt Çekisë, pasi lista ka pësuar disa ndryshime. Lavdije Begolli, Kristina Hoxhaj dhe Endrina Elezaj janë detyruar të mos udhëtojnë me ekipin për shkak të dëmtimeve, ndërsa në vend të tyre janë bashkuar me ekipin Suzana Vuksani dhe Aidena Mustafa.

E gjithë skuadra zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore pasditen e sotme në Çeki, teksa do të zhvillojë nesër stërvitjen zyrtare. Shqipëria do të luajë të martën ndeshjen kundër Çekisë në ora 17:30./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!