Bajern i pandalshëm në Bundesligë, 8 pikë mbi Leverkusen

Gjithçka e lehtë për Bajern Mynih në ndeshjen e 23-të të Bundesligës. Pasi kaluan në raundin tjetër në Champions League, bavarezët buzëqeshën edhe në kampionat, duke shënuar katër gola kundër Eintraht Frankfurt në Allianz Arena.

Në kohën shtesë të pjesës së parë Olize kaloi në avantazh ekipin e tij, në pjesën e dytë Ito, Musiala dhe Gnabri mbyllën llogaritë dhe i dhanë 3 pikët bavarezëve

Java e 23-të

Sot, 23 shkurt 2025

Lajpcig – Heidenheim 2-2

Bajern Mynih – Frankfurt 4-0

Hofenheim – Shtutgart 0-1 live

Dje:
Mynshengladbah – Augsburg 0-3
Holstein Kiel – Bayer Leverkusen 0-2
Mainz – St. Pauli 2-0
Volfsburg – Bohum 1-1
Dortmund – Union Berlin 6-0

Luajtur të premten
Fraiburg – Verder Bremen 5-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!