I’u dha kundër një penallti qesharake, reagon Laçi

Një penallti që për askënd nuk ekzistonte, u dha sot në fushë nga arbitri Ermis Çelaj kundër Laçit në duelin me Dinamon në Elbasan. Kjo situatë ka bërë që klubi kurbinas të dalë me një Reagim në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTË I LAÇIT:  

Pas Andi Koçit dhe Enea Jorgjit, Sokol Jareci ia lë radhën Ermis Çelajt për të bërë çudinë e radhës në dëm të ekipit të Laçit. Rastet ku arbitrat bëhen protagonistë për keq në ndeshjet tona nuk kanë fund. Është e pakuptimtë dhe e pashpjegueshme se si dhe ku e gjejnë guximin të tallen në këtë formë me fanellën bardhezi.

NON GRATA duke filluar nga Sokol Jareci, kryekomandanti i arbitrimit, e duke vijuar me “xholat” e tij, Ermis Çelaj, Andi Koçi, Enea Jorgji…

Stop teatrit dhe estradës në dëm të atyre që luajnë pastër dhe derdhin djersë për futbollin shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!