Dinamo rikthehet te fitorja, Laçi e ka me gjykimin

Supergoli i Bregut në hapje për blutë dhe më pas penalltia shumë e dyshimtë akorduar nga arbitri Çelaj për Dinamon dy të veçantat e sfidës së Elbasanit

Abissnet Superiore, java e 26:

Dinamo Siti- Laçi 2-0 (Dejvi Bregu 2′, 68′ pen)

Në “Elbasan Arena” butë e Dajës kanë gjetur golin që në start teksa me një kryevepër të Bregut në minutën e dytë i kanë dhënë drejtim duelit me kurbinasit.

Laçianët provuan të reagonin në pjesën e dytë por në momentin më të mirë të tyre, erdhi edhe penalltia e kontestuar e cila solli dyfishimin e rezultatit po nga vlonjati që realizon golin e dytë personal dhe të 7 sezonal.

Ndërkaq me fitoren 2-0 Dinamo shkon në kuotën e 44 pikëve duke mbajtur larg vendet 5 dhe 6-të që mund të kërcënojnë ‘Final Four’. Nga ana e tij Laçi mbetet në vendin e pestë me 30 pikë me sytë nga zona e rrezikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!