Dinamo-Laçi hap javën e 26-të, Partizani e Vllaznia me mision shtëpie

Me 11 ndeshje nga epilogu, skuadrat e Abissnet Superiore janë gati për të shtuar “gazin” në mënyrë që objektivët e tyre të bëhën realitet.
Luhet për kreun me 4 skuadrat e para të zonës “Final Four” të cilat duan domosdoshmërisht dy vendet e para (avantazh në fazën finale për titullin e europën) po ashtu mjaft dinamike beteja për t’i shpëtuar rënjes nga elita.
Në radhë nga sot janë duelet e raundit të 26-të. Praktikisht tre takimet e ditës nisin me përballjen e Elbasan Arena-s teksa Dinamo në orën 15:00 pret kurbinasit e Laçit.
Ndërkohë në orën 17:30 në program evidentohen sfidat Partizani-Bylis dhe supersfida e “Loro Boriçi”-t Vllaznia- AF Elbasani.
Kjo javë mbyllet nesër aty ku diskutojnë pikët mes tyre Teuta-Tirana dhe Skënderbeu- Egnatia.
Sot e premte 21 shkurt 2025
Dinamo Siti- Laçi 15:00
Partizani- Bylis 17:30
Vllaznia- AF Elbasani 17:30
Të shtunën:
Teuta-Tirana 17:00
Skënderbeu- Egnatia 17:00 /Sportiim.al/