Uzuni në konferencë: Te Austin për të shkruar histori

“Nuk kam ardhur këtu në Austin për t’u realaksuar. Kam ardhur këtu për të shkruar histori. Dua ta bëjë emrin tim të famshëm këtu në MLS”
Më në fund sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni është prezantuar te skuadra e re e MLS-së Austin me të cilën do të mbajë fanellën numër 10-të.
Pas pritjes së ngrohtë të tifozëve beratasi ka dalë për herë të parë në konferencë shtypi teksa në krah të trajnerit të ri spanjioll Nikolas Estevez, mes të tjerave ka deklaruar:
“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje.
Ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Ostin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”./Sportiim.al/