Roma thyen Porton, Bodo/Glimt fuqi skandinave
Europa League mësoi këtë mbrëmje tetë skuadrat e tjera që marrin biletën për në fazën për 1/8-at.
Kryesfida u luajt në orën 18:45 në ‘Olimpico’ të Romës mes skuadrës vendase të Ranierit dhe Portos e cila u mbyll 3-2 për vendasit.
Biletë heroike mori edhe Bodo/Glimt ndaj Tventes, ndërsa Ajaks u përmbys nga Union SG 0-2 por në shtesë holandezët shënuan dhe u kualifikuan.
Ndeshjet e kthimit sot (në kllapa ndeshjet e vajtjes):
18:45
Roma- Porto 3-2 (1-1)
Gallatasaraji- AZ Alkmar 2-2 (1-4)
FCSB (Steaua)- PAOK 2-0 (2-1)
Bodo/ Glimt– Tvente 5-2 shtesë (1-2)
21:00
Plzen– Ferencvarosh 3-0 (0-1)
Sociedad- Midjyland 5-2 (2-1)
Ajaks- Union SG 1-2 shtesë (2-0)
Anderleht- Fenerbahçe 2-2 (0-3) /Sportiim.al/
