Pusi në Rusi, nesër testi me skuadrën e re Fakel

Nesër testi i parë Fakel-Arsenal Tula, shkodrani pritet të marrë minuta.

Futbollisti shkodran Belajdi Pusi nënshkruan për 2,5 vite me Fakel në Rusi. Shkodrani 27-vjeçar ka lënë Azerbajxhanin teksa ishte pjesë e Shamaki për t’u bashkuar me skuadrën e Voronezhit, në ligën kryesore ruse e cilka po lufton për mbijetesë.

Klubi ka blerë kartonin e ish sulmuesit të Skënderbeut dhe Vllaznisë për 150-mijë euro, me kontratën që do të zgjasë dy vite e gjysmë. Kjo lëvizje ka ardhur edhe si rrjedhojë e punës së menaxherit, Alsid Tafili.

Ndeshja e parë zyrtare për Fakel do të jetë me 2 mars 2025 teksa do të luajë jashtë shtëpie me rivalin për qëndrim të Kimkit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!