Mbyllet historia e puthjes, Gjykata gjobit Rubiales

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, është shpallur fajtor për sulm seksual teksa puthi Xheni Hermoson pa pëlqimin e saj gjatë trofeut të Kupës së Botës për femra në Australi në vitin 2023.

Kështu ka njoftuar Gjykata e Lartë e Spanjës të mërkurën gjatë ditës teska e ka gjobitur me shumën prej 10 mijë e 800 eurove.

Ish presidenti i RFEF po ashtu e ka të ndaluar t’i afrohet Hermoso-s në rreze prej 200 metrave dhe nuk lejohet të komunikojë me të për një vit, ka njoftuar gjykata.

Rubiales dha dorëheqje nga posti i presidentit të Federatës spanjolle në muajin shtator të vitit 2023 pas presionit të madh, trazuar nga kjo situatë e pazakontë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!