Dy italiane eleminohen, Bajern kalon me vështirësi
Pas Milanit, bie edhe Atalanta: në stadiumin Gewiss ndeshja e kthimit përfundon 1-3 për belgët. Një ndeshje argëtuese, plot gola dhe raste, por belgët kalojnë në turin tjetër. Vazhdon periudha e vështirë e Atalantës, me ndeshjen e tretë pa fitore radhazi. Bryzh në turin tjetër do të përballet me një nga Lilë ose Aston Vila në raundin për 1/8-at.
Ndërkaq Dejvis shpëton Bajernin nga humbja me Selltik. Goli për bavarezët erdhi në kohën shtesë.
Kalon Benfika kalon dhe Fejnord që barazoi në orën 18:30 me Milanin.
Milan- Fejnord 1-1 (0-1)
Benfika– Monako 3-3 (1-0)
Bajern– Selltik 1-1 (2-1)
Atalanta- Bryzh 1-3 (1-2) /Sportiim.al/
