Ançeloti: Ndaj Sitit nuk futemi për 0-0

Nesër në ‘Santiago Bernabeu” ora 21:00 sfida e kthimit e fazës Play Off mes Realit dhe Sitit. Në kërkim të biletës kualifikuese dy skuadrat nisën nga rezultati i duelit të parë 3-2 për Los Blancos.

Trajneri italian i Real Madrid Karlo Ançeloti, në prag të ndeshjes së kthimit të play-off-it të Champions League në ‘Bernabeu’ ndaj Mançester Sitit shpjegon planin taktik:

“Pres një ndeshje argëtuese, të komplikuar, të vështirë. Po mundohemi të përgatitemi mirë dhe t’i kthejmë lojtarët në gjendje fizike. Ideja është që të planifikojmë të njëjtën ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha vështirësitë që sjell kjo lloj ndeshje. Një ndeshje ku luhet gjithçka në 90 minuta”.

“Precedentët në favorin tonë? Ky është një problem psikologjik, të cilin ne e kemi parasysh. Ka ndodhur shumë herë, por është gjithashtu e vështirë për t’i zgjidhur ato. Nëse thuhet se duhet ta planifikosh ndeshjen si 0-0, është e pakuptimtë, askush nuk të beson, sepse nuk mund të ndryshosh 2-3.

Ajo që mund të ndryshosh është qasja ndaj lojës, jo llogaritjet, por ne nuk mund të mendojmë se ne kemi një avantazh të vogël. Ndeshja e parë shkoi mirë”, shtoi trajneri i Real Madridit.

Më të qetë me një arbitër europian? Po, statistikat flasin vetë. Ka më pak polemika dhe më pak ndërhyrje nga VAR-i, i cili ndërhyn vetëm kur është e nevojshme. Në Champions League vetëm arbitrat më të mirë nga secili vend dhe cilësia në këtë fushë është shumë e lartë”, përfundoi 65 vjeçari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!