U pezulla nga WADA, Siner në ‘duart’ e Ljubiçiç

Historia me drejtësinë sportive për numrin 1 në botën e tenisit Janik Siner ka marrë fund. Ai ka arritur një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare të Antidopingut (WADA) në lidhje me pozitivitetin e tij me Clostebol një vit më parë.

Tani, Siner do të qëndrojë larg ‘raketave’ nga 9 shkurti deri më 4 maj (rrezikoi dy vite), teksa do të humbasë 4 turne Masters.

Edhe pse evitoi më të rëndën, skualifikimi për Clostebol do të ketë jo pak pasoja për 23-vjeçarin nga Sesto Pusteria. Siner nuk do të mund të stërvitet deri më 13 prill me lojtarë profesionistë dhe të regjistruar, por vetëm me ish-profesionistë që nuk janë më të regjistruar.

Kjo do të thotë se italiani nuk do të jetë në gjendje të jetë në fushë me trajnerët e tij Deren Kahill dhe Simone Vanjozi si dhe anëtarë të tjerë të ekipit si trajneri Marko Paniçi dhe fizioterapisti Ulises Badio.

Për të qëndruar në formë, Siner do të mund të përfitojë nga ndihma e lojtarëve të tjerë që nuk janë më në aktivitet zyrtar dhe mes hipotezave që qarkullojnë në orët e fundit, spikat ajo e Ivan Ljubiçiç, siç raporton Il Messaggero. Me gjasë, Siner për dy muajt e ardhshëm, do marrë ‘leksione’ nga Ljubiçiç duke e lejuar atë të ketë një përgatitje të nivelit të lartë dhe të jetë gati në maj përpara turit Internazional në Romë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!