E Para/ Tre kryesuset në udhëtim, Korabi-Besa sfidë delikate

Kategoria e Parë me ndeshjen e djeshme Besa- Kukësi 2-1 dhe sot me takimet Pogradeci- Apolonia 1-1 dhe Burreli- Korabi 1-2 i ka dhënë fund javës së 23 të saj.

Në radhë, vjen java e dytë e fazës së tretë te inferiorët me disa duele mjaft interesante. Kështu, tre skuadrat e kreut Vora, Flamurtari dhe Besa do të jenë të impenjuara jashtë shtëpie.

Vorakët tashmë shumë pranë promovimit për herë të parë në Superiore, do të jenë vizitorë në Tropojë ndërsa i pret Valbona e vendit të parafundit.

Në “Kukës Arena” dueli Kukësi-Flamurtari ndërsa në Peshkopi, Korabi që vjen nga dy fitore radhazi, takohet me Besën e Kavajës.

Java e 24 luhet e gjitha të shtunën me fillim orën 13:30 sipas këtij kalendari:

Lushnja- Erzeni (në Plug)

Kastrioti- Pogradeci (në Fushë Krujë)

Apolonia- Burreli

Korabi- Besa

Valbona- Vora

Kukësi- Flamurtari/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!