Barça vuan me Vajekanon, Leva e ngjit në krye

Një penallti e konvertuar nga Robert Levandovski (28′), i mjaftoi Barcelonës për të kaluar Vajekanon dhe për t’u ngjitur në krye të tabelës teksa së bashku me Real Madrid udhëheqin me 51 pikë.
Rajo e Ivan Balliut (nuk u aktivizua) mbetet në vendin e gjashtë, pikërisht në zonën europiane, me 35 pikë.
Përgjithësisht një duel i barabartë me katalanasit që patën shumë futbollistë të stolit në fushë. Në pjesën e dytë madrilenët iÇu afruan disa herë barazimit por pa mundur të ndalin vendasit që nga ana e tyre i shkuan disa herë dyfishimit të shifrave./Sportiim.al/