Tirana e përgjysmuar, bën llogaritë me Skënderbeun

Tirana-Skënderbeu ora 16:30 stadiumi “Elbasan Arena”

Tirana luan në Elbasan ndeshjen vendimtare të sezonit për aktin e 25 sezonal. Ata janë vetëm tri pikë më lart se juglindorët me takimin që merr përmasat e një finaljeje “paly out”.

Përballë ka Skënderbeun që nga ana e tij është akoma më keq duke figuruar skuadra e fundit në tabelë e njëherazi kandidatja e parë për t’u larguar nga kategoria. Sidoqoftë bardheblutë e kanë llogarinë me vete.

Bledi Shkëmbi tërësisht në emergjencë futbollistësh, do duhet të improvizojë pasi përveç kapitenit Florjan Përgjoni dhe sulmuesit Akileu Ndreca pezulluar për kartonë në lojën aktive në fushë, nuk do mund të ketë në dispozicion “rebelët” e skuqur në derbi javën e kaluar me Partizanin. Këtu lista është e gjatë; Gjumsi, Kozi, Mici, Marku.

E për të rënduar situatën te kryeqytetasit futbollistët e dëmtuar; Haxhiu, Ismajli e së fundi Soler kanë pak shanse të marrin minuta sot.

Te Skënderbu i Gjokës, largimi i Ermir Rashicës (mori të kuq me Laçin) duket se nuk i prish planet e stafit teknik pasi pjesa tjetër duket gati.

Korçarët janë nadlur seriozisht pas humbjes së fundit me gjobat që mund të prekin juglindorët. Heshtja për shtyp lançuar nga drejtuesit e klubit një arsye më shumë për të kuptuar gjëndjen e vështirë që po kalon Skënderbeu./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!