Tirana del nga zona e kuqe, Skënderbeu me një këmbë larg Superiores

Abissnet Superiore: Tirana- Skënderbeu 1-0 (Bajroviç pen 85′)

Tirana priti sot në “Elbasan Arena” (16:30) Skënderbeun në një ndeshje për raundin e 25-të Abissnet Superiore. Praktikisht një ndeshje e fundit të tabelës me sfidën e cila përgjatë gjithë minutave ishte nën kontrollin e bardhebluve.

Megjithatë goli i tyre erdhi vetëm 5 minuta nga fundi teksa Admir Bajroviç shndërroi një penallti të fituar nga i riu Serxhio Vogli.

Në fund Tirana pati mundësinë për të dyfishuar por situata nuk u finalizua si duhet që gjithësesi nuk ndryshuan rrjedhën e tri pikëve.

Kjo fitore i jep ‘oksigjen’ bardhebluve të cilët ngjitën në kuotën e 26 pikëve duke dalë nga zona e kuqe e parakaluar Teutën e Bylis. Për korçarët sirenat e zbritjes nga kategoria më pranë se kurrë…/Sportiim.al/

Formacionet startuese:

Tirana: Selmani, Vera, Dembele, Prengaj, Silva, Abah, Smaçi, Ernest, Meta, Kola, Zharmuni. Tr: Bledi Shkëmbi

Skënderbeu: Alia, Prençi, Dumfur, Amadou, Estrela, Doka, Balaj, Frenklin, Shaqe, Dos Santos, Bismark. Tr: Ernest Gjoka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!