Laçi fiton thellë, tre gola brazilianë në portën e Teutës

Abissnet Superiore: Laçi- Teuta 3-0 (26′ Paulo Zhunior 26′, Melo 66′, 88′)

Momenti pozitiv i Laçit vijoji edhe në ndeshjen e ditës së sotme për javën e 25 Abissnet Superiore. Përballë tyre këtë radhë ishte Teuta e cila prej javësh nuk po arrin të shfaqet me një fitore. Tre gola dhe tre shtylla për kurbinasit dhe dominim total në 45 e dyta….

Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të nga Paulo Zhunior. Braziliani ndoqi një top të harkuar nga krahu i djathtë për të krijuar hapësirën e goditjes. Fillimisht topi preku shtyllën pingule dhe më pas mbrojtësi e shtyu me gju në rrjetë.

Në pjesën e dytë, një tjetër brazilian vesh spaletat e heroit. Ulliam Kordiero Melo realizoi dygolësh ekzaktësisht në minutat e 66’ dhe 88’.

Durrsakët edhe pse goditën 2 herë shtyllën nuk arritën dot të shënojnë

Kështu Laçi merr fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në vendin e 5-të me 30 pikë duke hedhur vështrimin te zona Final Four’. Për Teutën alarmi i rrëzimit nga Superioria ë pranë se kurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!