Kurbinasit në formë, durrsakët pa ‘kapiten’-in

Laçi- Teuta ora 13:30 stadiumi “Laçi”

Dy skuadrat e gjysmës së dytë të rëndtijes aktuale do të përballën sot në Laç për llogari të javës së 25-të Abissnet Superiore.

Bardhezinjtë e Françesko Morieros vijnë në këtë takim deçiziv për ecurinë e tyre pas një fitorje ndaj Skënderbeut në Korçë 0-2 duke vijuar momentin e mirë e pozicionuar në vendin e 6-të me 27 pikë. Ju mungon Stiven Bibo për kartonë ndërsa në dyshim mbrojtësi Agan Mjaki.

Te Teuta e cila ka fituar vetëm një ndeshje në 16 përballje radhazi në kampionat (Teuta- Egnatia 2-1), janë në ‘alarm’ për pikë, pasi e shohin vetën te zona e kuqe.

Durrsakët barazuan javën e kaluar 0-0 me Dinamon teksa sot nuk do të mund të kenë në dispozicion kapitenin Blerim Kotobelli dhe mbrojtësin Vasil Zhongo. Ky është ballafaqimi i tretë sezonal mes dy ekipëve në garë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!