Leverkusen dominon Bajernin, Real e Atletiko ndalen, Siti shpërthen në Premier…

Supersfida e Bundesligës Leverkusen- Bajern Mynih në një duel fantastik nuk prodhoi asnjë gol duke bërë që ‘fitues’ të dalin bavarezët të cilët mbajnë larg ekipin kampion në fuqi në Gjermani.
Në fushë, ‘Aspirinat’ ushtruan presion përgjatë gjithë ndeshjes me raste të shumta shënimi aq sa dukej se Bajern Mynih ishte një skuadër e mesit të tabelës dhe me fat mori një pikë…
Nuk ia doli në përballjen direkte, mirpo Leverkusën vijon trendin në takimet e fundit direkte me Bajernin duke mos marrë asnjë humbje.
Ndërkohë sot në Angli, Spanjë dhe Itali përpos ‘logjikës’ në shifra, pati disa surpriza.
Në Premier fiton Siti 4-0 me Njukasëll po ashtu Arsenal në transfertë 0-2 me Lester ndërkohë që surprizon Aston Vila e cila barazon në shtpi 1-1 me Ipsuiç. E rëndë humbja në shtëpi e Uest Hem 0-1 me Brentford. Befason për mirë Everton me atë sukses 1-2 në fushën e Kristal Palasë. Fulhem- Notingham Forest 2-1, Sauthempton- Buornemuth 1-3.
Në La Liga, Reali nuk ia del ndaj Osausnës duke mbyllur në Pamplona 1-1. Po ashtu 1-1 dhe Atletiko Madrid- Selta Vigo.
Serie A kulmoi me barazimet Atalanta- Kaljari 0-0 dhe Lacio-Napoli 2-2. Milan Verona luhet pas pak…vijon