Egnatia- Partizani dalja e forcës, Mezani debuton në Ballsh

‘Abissnet Superiore’ sot me tre ndeshje të javës së 25 të saj. Në “Arena Egnatia” me fillim orën 13:30 Egnatia- Partizani në një duel i gjithi për t’u ndjekur.

Vendasit të pushtuar nga ecuria fantastike e javëve të fundit, kërkojnë vazhdimësinë për të ruajtur kreun. Nga ana tjetër të kuqtë me luhatje pas largimëve të janarit janë në pritje të një kthesës së madhe e cila nëse vjen sot ndaj kampionëve në fuqi do të ishte tregues i qartë për të rivalizuar me skuadrën rrogozhinase.

Te vendasit kontigjenti duket me probleme pasi Xhemajli, dhe Redi Kasa nuk do të mund të hidhen në fushë por dhe Saliu Guindo është në pikëpyetje.

Ndërkohë në Ballsh dueli Bylis- AF Elbasani. Te vendasit debuton trajneri Gentian Mezani me klubin vendas që së fundi ka afruar dy futbollistë të tjerë si Mustafa e Batista. Nga ana tjetër te Elbasani do të luajë për herë të parë Karim Lokuili. Jashtë mbetet Xhonatan Lajthia i cili evidentohet si një futbollit me të kaluar te Bylis.

Takim interesant duket dhe ai i ‘Elbasan Arena’-s ndërmjet Dinamo Sitit dhe Vllaznisë. Te blutë ka shqetësime pasi Gudiabi figuron i pezullar për kartonë. Në dyshim portieri Sali (i rekuperuar tashmë). Sikundër dhe Dita. Për sulmuesin Itodo Mandela, Ilir Daja pritet ta ketë gati vetëm javën e ardhëshme ndaj Laçit. Lajm i mirë rikthimi i Jorgo Meksit.

Ndërkohë Vllaznia i ka të gjitha shanset të vijojë me grupin e ndeshjes së fundit. Kroati Karimanoviç pritet ta nisë nga stoli.

Sakaq, të dielën kalendari ofron dy takime. Fillimisht në Laç, Laçi- Teuta ndërsa më vonë në Elbasan, Tirana pret Skënderbeun. Te të dyja këto takime përmbyllëse të këtij raundi luhet për t’i ikur zonës së ftohtë.

Java e 25-të:

Sot

Egnatia- Partizani 13.30

Bylis-AF Elbasani 13:30

Dinamo- Vllaznia 16:30 (në Elbasan)

Të dielën:

Laçi- Teuta 13.30

Tirana- Skënderbeu 16:30 (në Elbasan) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!