Egnatia e pandalshme, Mezani debuton me një pikë

Dy ndeshjet e orës 13:00 për javën e 25-të Abissnet Superiore prodhuan ndeshje të mira me rrogozhinasit që vijojnë të dominojnë çdo kundërshtar dhe Bylisin e Mezanit me vlonjatin që merr pikën e parë në debutim.

“Arena Egnatia” të rikonstruktuar, Regi Lushkja njeriu i momentit te vendasit, realizoi një gol spektakolar në start (5′) duke vënë poshtë Partizanin e Veselinoviç.

Reagimi i të kuqëve vjen në rritje por goli do t’i buzësheshë sërish kampionëve nga Rrogozhina të cilët në të 61′ Elion Sota godet një top të harkuar nga Lushkja e të devijuar nga Ujka duke sigluar fitoren e Egnatias 2-0.

Ndërkohë në Ballsh, Bylis e pa vetën poshtë një goli të Tsague shënuar me kokë në të 11′-ën për AF Elbasanin. Në këtë takim debutues për Gentian Mezanin në stolin mallakastriot shënohet edhe goli i dytë i këtij takimi. Kësaj radhe ishte Bylis me Berkon që barazon shifrat në të minutën e 64′.

Pas pak 16:30 në “Elbasan Arena” Dinamo Siti- Vllaznia/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!