Ndeshje “Final Four”, Dinamo- Vllaznia dueli i “kartonëve të kuq”

Karamba për Dinamon dhe Bajramaj e Jago për Vllazninë u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Java e 25-të: Dinamo- Vllaznia 0-0
Ndeshja e tretë e ditës së 25-të Abissnet Superiore u lujt në “Elbasan Arena” ndërmjet Dinamos pritëse dhe Vllaznisë së Shkodrës. Ajo përfundoi pa gola 0-0.
Një ndeshje prej së cilës pritej shumë nga të dy kampet por që në fushë nuk u prodhua asnjë gol. Dinamo më kërkuese me mesfushorin Qefalija i cili i’u afrua golit me një goditje standarte. Topi preku shtyllën pa mundur dot të konvertohej në gol.
Ky takim solli tre kartonë të kuq, një për blutë dhe dy për kuqeblutë. Dinamo dominoi në pjesën e dytë por u shfaq shumë konfuze në fazën e konkludimit.
Arbiter: Kreshnik Bajramaj
Formacionet startuese
Dinamo: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Maliqi, Karamba, Tiago, Qefalija, Meksi, Aliji, Lorran, Toli. Tr: Ilir Daja
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Bajrami, Mala, Dodaj, Jago, Stojanoviç. Tr: Tomas Brdariç