Veselinoviç: Respektojmë Egnatian, ndeshjet kanë histori ndryshe…

Supersfida Egnatia- Partizani nesër në orën 13:30 për javën e 25-të Abissnet Superiore.

Flet trajneri Veselinoviç:

Sfida e radhës ndaj një kundërshtari direkt Egnatia –

E respektojmë ekipin e Egnatias , ata janë kampionët në fuqi. Në këtë sezon ata po luajnë shkëlqyeshëm. Janë një skuadër kompakte , luajnë prej shumë kohësh bashkë dhe kanë automatizime në lojë. Ne duhet të mendojmë dhe për veten. E kemi përgatitur këtë përballje si çdo ndeshje dhe ekipi që do të zbresë nesër në fushë do të jetë ekipi më i mirë i Partizanit për këtë moment.

Nesër do të keni mungesa të rëndësishme –

Në qoftë se do të filloja të numëroja lojtarët e skualifikuar me kartonë apo të dëmtuar do të humbisja shumë kohë. Lojtarët që janë të gatshëm për të luajtur meritojnë respekt maksimal. Jam i sigurtë që lojtarët të cilët do të zbresin në fushë ndaj Egnatias do të jenë të motivuar dhe të guximshëm.

Faza “Final Four” –

Së pari ne respektojmë çdo kundërshtar dhe si gjithmonë i marrim hap pas hapi. Eshtë gabim në futboll nëse mendon se duhet të ruash diçka dhe në këtë mënyrë e vendosni veten në pozicion mbrojtjeje. Nuk duhet të mendojmë në këtë mënyrë. Ne gjithmonë duhet të kemi një synim dhe ndeshja e nesërme ka synimin e saj. Përsa i përket synimeve afatgjata do ti mendojmë për më vonë, ne mundohemi të fokusohemi vetëm te synimet afatshkurtër.

Në dy ndeshjet me Egnatian koleksiononi një fitore dhe një barazim –

Çdo ndeshje është një histori më vete. Në dy ndeshjet e para në të cilat kemi arritur rezultate pozitive mund të jetë si një bisedë e këndshme, por nuk është se ndihmon për ndeshjen e nesërme. Nesër kemi detyra të reja dhe duhet të përgjigjemi pozitivisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!