Përplajse kreu dhe fundi, Superioria drejt…konsolidimit
Fundjava erdhi shpejt ndërsa futbolli në Shqipëri ka në radhë javën e 25-të ‘Abissnet Superiore’ 2024/2025. Do të luhet nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diel) teksa protagonizmi mbetet i njëjtë; skuadra që luftojnë për dy vendet e para të zonës ‘Final Four’ (me idenë se Final 4 i ka përcaktuar parakohe 4 skuadrat) dhe ato që duan të ruajnë kategorinë Superiore.
Dhe sikundër në fund të janarit teksa kishim përplasjet Vllaznia- Egnatia (0-2) dhe Partizani- Dinamo (1-1) edhe këtë xhiro 4-ër të parat përballen mes tyre. Në fakt supersfida zhvillohet nesër në Rrogozhinë aty ku vendasit mbase në festën e impiantit të tyre të rikonstruktuar presin Partizanin.
Takim analog duket dhe ai i ‘Elbasan Arena’-s ndërmjet Dinamo Sitit dhe Vllaznisë. Po nesër në Ballsh Bylis takohet me AF Elbasainin me risinë se te skuadra vendase do të debutojë në pankinë vlonjati Gentian Mezani.
Të dielën kalendari ofron dy takime. Fillimisht në Laç, Laçi- Teuta ndërsa më vonë në Elbasan, Tirana pret Skënderbeun. Te të dyja këto takime përmbyllëse të këtij raundi luhet për t’i ikur zonës së ftohtë.
Java e 25-të:
Të shtunën
Egnatia- Partizani 13.30
Bylis-AF Elbasani 13:30
Dinamo- Vllaznia 16:30 (në Elbasan)
Të dielën:
Laçi- Teuta 13.30
Tirana- Skënderbeu 16:30 (në Elbasan) /Sportiim.al/
