Nis faza e tretë, inferiorët luajnë në tri ditë

Kategoria e Parë me javën e parë të fazës së tretë ose të 23-tën në radhë. Kreu i përket Vorës dhe Flamurtarit të cilat sipas formulës që ka prodhuar rëndtija pas dy fazave i gjen dy skuadrat me ndeshje shtëpiake.

Kështu Vora pret Erzenin ndërsa Flamurtari përballet në Vlorë me Valbonën. Së bashku me Lushnja- Kastrioti parashikuar të zhvillohet në Plug (Lushnje) këto tre çifte zbresin në fushë këtë të shtunë me fillim orën 13:30.

Ndërkohë e diela ofron vetëm një ndeshje. Ai i takon Besës dhe Kukësit ndërsa kavajasit pritës, do të luajnë po në Plug me start orën 13:30.

Burreli- Korabi dhe Pogradeci- Apolonia janë programuar për t’u zhvilluar të hënën në orën 13:30.

Nesër:

Vora- Erzeni

Flamurtari- Valbona

Lushnja- Kastrioti (në Plug)

Të dielën

Besa- Kukësi (në Plug)

Të hënën:

Burreli- Korabi

Pogradeci- Apolonia /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!