Luajti me të dy, Di Maria vendos: Mesi më i mirë se Ronaldo

Angel Di Maria, kampion bote me Argjentinin në ‘Katar 2022’ gjatë karrierës së tij, i mbushur me suksese me Benfikën, Real Madridin, PSG-në dhe kombëtaren e Argjentinës, ka pasur mundësinë të ndajë dhomën e zhveshjes me dy nga legjendat më të mëdha të futbollit modern: Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Kush më mirë se ai mund të shprehë një mendim autoritar për debatin e përjetshëm se kush është “GOAT”?
Në një intervistë me InfoBAE, El Fideo shprehu mendimet e tij për këtë çështje pa hezitim: “Deklaratat e Ronaldos? (luzitani e shpalli veten si lojtari më i mirë në histori, red.).
Nuk më befasojnë, unë luajta me të për katër vite te Real Madrid dhe ai ishte gjithmonë i tillë. Shifrat flasin vetë: njëri ka fituar tetë Topa të Artë, tjetri është i madh”, ka thënë troç.
“Të jesh kampion bote është një tjetër ndryshim thelbësor. Pastaj duhet ta shikosh atë në fushë: Mesi luan sikur të ishte në oborrin e shtëpisë së tij, ai e ka bërë këtë për 18-20 vjet me një natyralitet mbresëlënës. Për mua, Leo është lojtari më i mirë në botë dhe më i madhi në histori, pa dyshim”.