Real përgatitet për Osasunën, aftësohet Rudiger

Real Madridi është rikthyer në stërvitje në Valdebebas me buzëqeshje pas fitores në të vajtjes së Ligës së Kampionëve faza play off ndaj Mançester Sitit për 2-3.
Fitorja në ‘Etihad’ theu një tabu, duke i dhënë Los Blancos një fitore historike në shtëpinë e Citizens. Përveç rezultatit, mënyra se si skuadra e Ançelotit e menaxhoi ndeshjen ishte mbresëlënëse, me presion të lartë, qëndrueshmëri në mbrojtje (vetëm pesë goditje në portë të marra) dhe ashpërsi më të madhe sulmuese se sa grupi i Guardiolës.
Rudiger afër rikthimit, Alaba dhe Vaskez ende mbetën jashtë. Në frontin e infermierisë, nuk ka asnjë lajm: Rudiger, për shkak të një problemi të kofshës, mund të rikthehet të mërkurën kundër Sitit. Alaba, nga ana tjetër, pas më shumë se një viti jashtë, ka pësuar një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë dhe do të duhet të qëndrojë jashtë edhe dy ose tre javë.
I njëjti fat për Lukas Vaskez, duke luftuar me një dëmtim muskulor në gjurin e majtë pas derbit kundër Atletikos përfunduar 1-1. Tani radha është transferta me Osasunën të shtunën në orën 16:15.